Milan triumfon 1-0 ndaj Lazios, në ndeshjen e Serie A. Në pjesën e parë lacialët treguan shumë dëshirë në Milano, duke goditur dy herë portën kundërshtare, ndërsa kuqezinjtë ishin pa “shënjestër”.

Në pjesën e dytë gjërat ndryshuan në të mirë të Milanit. Leao finalizoi me sukses një aksion, duke zhbllokuar llogaritë.

Kaos total në fundin e sfidës, me ekipin e Sarrit që reklamoi penallti për një prekje me dorë, por arbitri nuk kishte të njëjtin mendim as pas rishikimit me VAR.

Milan kryeson kampionatin me 28 pikë, 1 pikë më shumë se Roma. Lazio është në vendin e 8-të me 18 pikë. Serie A ka në program të dielën ndeshje mjaft interesante.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb