Derbi i Milanos i takon Milanit. Kuqezinjtë fituan 1-0 ndaj Interit, në supersfidën e javës së 28-të të Serie A.

Në minutën e 35-të, Estupinian mposhti mjaft mirë portierin Sommer, pasi u shërbye në mënyrë perfekte nga Fofana.

Në pjesën e dytë, ritmi nuk ishte aq i lartë, me lojën që ishte e ashpër dhe me shumë ndërprerje.

Zikaltërit u përpoqën që të barazonin llogaritë, por përballë kishin një kundërshtar që qëndronte mbrapa, duke mos lejuar hapësira.

Ekipi i Allegrit mbrojti deri në fund rezultatin me fanatizëm, duke marrë një sukses të çmuar.

Kjo fitore rihap garën për titull, pasi Milan tashmë shkurton në -7 diferencën ndaj Interit kryesues.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb