Milan e ka mbyllur sezonin e Serie A me barazim zhgënjyes. Kuqezinjtë nuk shkuan më shumë se 3-3 ndaj Salernitanës, në ndeshjen e luajtur në Milano.

Ekipi vendas zgjidhi takimin që në pjesën e parë. Leao dhe Giroud vendosën sfidën në shinat e duhura, ndërsa goli i Hernandez u anulua. Kujtojmë se sonte u luajt ndeshja e lamtumirës për trajnerin Pioli dhe për sulmuesin Giroud.

Në pjesën e dytë, Simy ngushtoi shifrat, ndërsa Calabria riktheu qetësinë për ekipin e tij. Salernitana mori një pikë, pas golave në fund të Sambias dhe Simyt.

Milan renditet i dyti. (Video)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb