Milan zhgënjen në Serie A ndaj Sassuolos, në ndeshjen e Serie A të mbyllur 2-2. Mysafirët nga Reggio Emilia realizuan të parët me Kone pas 13 minutash lojë. Kuqezinjtë barazuan me Davide Bartesaghi, i cili shfrytëzoi në maksimun një asist të Loftus Cheek.

Në fillimin e pjesës së dytë, të besuarit e Allegrit përmbysën shifrat falë Bartesaghit, me këtë të fundit që kompletoi dopietën.

Milan shtoi presionin dhe shënoi me Rabiot, por goli u anulua. Sassuolo nuk u dorëzua dhe falë golit të Armand Lauriente mori një pikë.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb