Digjet një mjet në ecje në autostradën Lushnjë-Fier në afërsi të pushimit të shoferit. Mjeti tip Ford është djegur totalisht ndonëse ndërhyrja e zjarrfikësve të Lushnjës ka qenë e menjëhershme.

Mjeti është djegur totalisht dhe të tre personat që udhëtonin në të kanë shpëtuar dhe nuk kanë lëndime. Janë shkaktuar si pasojë e ndërhyrjes së zjarrfikësve radhë të gjata në autostradë edhe pse shërbimet e policisë rrugore janë të gjitha në terren.

Në vendngjarje edhe grupi hetimor për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar shkaqet. Paraprakisht dyshohet për një defekt në sistemin elektrik të mjeti.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb