Pas hedhjes së molotovëve dhe gazit lotësjellës, Kryeministria është rrethuar nga ekspertët si “skenë krimi”.
Në zonën rreth godinës janë vendosur shiritat e verdhë, ndërsa ekspertët kriminalistë janë në terren.
Hedhja e bombave molotov erdhi pas mbylljes së fjalimit të kryetarit të PD, Sali Berisha.
“Sot ne jemi në kilometrin e fundit, me ndihmën e Zotit asgjë nuk do na ndalë drejt fitores tonë”, u shpreh kryedemokrati në fjalën e tij para mbështetësve.
Opozita protestoi sot para Kryeministrisë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe zëvendëses së tij, Belinda Balluku.
