Një video e bërë virale tregon moment kur ish-presidenti francez, Nikolas Sarkozy, bëhet shënjestër kërcënimesh nga bashkë-të-burgosurit e tij, pavarësisht masave që janë marrë. Sipas burimeve, të burgosurit i bërtasin duke i bërë kërcënime të ndryshme ish-presidentit, me synimin që të, mos e lejojnë të flejë përgjatë natës.

Pamjet që qarkullojnë në rrjetet sociale tregojnë të burgosur që thërrasin emrin e tij gjatë natës, e fyejnë dhe e kërcënojnë.
Një ditë më parë, tre të burgosur ishin vënë në ndalim pas rrjedhjes së një videoje të parë, në të cilën ishin regjistruar kërcënime ndaj ish-presidentit.

Prokuroria e Parisit konfirmoi se janë sekuestruar dy telefona celularë dhe se është hapur një hetim për kërcënime ndaj jetës së Sarkozisë, i cili i është besuar policisë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: