Një avion luftarak indian i tipit Tejas, që merrte pjesë në një demonstrim gjatë Panairit Ajror të Dubait, u rrëzua pasditen e sotme.

Avioni, i prodhuar nga HAL, u përplas gjatë një manovre ajrore përpara qindra spektatorëve. Nga vendi i aksidentit, pranë aeroportit, u ngrit një sasi e madhe tymi të zi, duke shkaktuar panik tek kalimtarët dhe familjet me fëmijë që ishin mbledhur për të parë shfaqjen.

Fatkeqësisht, piloti nuk arriti të mbijetonte pas përplasjes. Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur më shumë detaje, ndërsa ekipet e emergjencës janë dërguar menjëherë në vendngjarje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb