Momentet dramatike që u zhvilluan në resortin turistik Hurghada në bregdetin egjiptian të Detit të Kuq, me gjashtë persona që humbën jetën nga fundosja e një nëndetëse turistike, janë regjistruar nga një pasagjer.
Videoja tregon nëndetësen turistike “Sindbad” duke u mbuluar gradualisht me ujë me ata në kuvertë duke u përpjekur të arrijnë në tokë përpara se nëndetësja të fundoset plotësisht, me britmat e ankthit që dëgjohen qartë në sekondat e fundit.
Një pasagjer në nëndetëse, i cili arriti të shpëtohej, përshkroi se si nëndetësja filloi të fundosej ndërsa dyert e hyrjes ishin të hapura.
‘Quiet, quiet, quiet!": video of a sinking bathyscaphe with Russian tourists in Hurghada
The recording shows that the submarine ‘Sinbad’ went underwater in seconds.
Six people died, two of them – children. pic.twitter.com/KBPBgbO5Qi
— NEXTA (@nexta_tv) March 28, 2025
“Unë isha me familjen time në skelë dhe ishim gati të hynim në nëndetëse kur ajo filloi të fundosej ndërsa dyert ishin ende të hapura.” Oficeri i imbarkimit filloi të bërtiste “ndal, ndal” dhe filloi të na shtyjë drejt skelës,” përshkroi ai duke folur për mediat ruse.
Konsullata ruse në Hurghada njoftoi se në bordin e nëndetëses përveç ekuipazhit ishin edhe 45 turistë rusë.
Nëndetësja ishte e pajisur me vrima të mëdha në mënyrë që pasagjerët të mund të vëzhgonin koralet mbresëlënëse dhe jetën detare të Detit të Kuq.
(BalkanWeb)