Një incident i pazakontë është regjistruar në qytetin e Lezhës, ku disa persona kanë kërcënuar kandidaten e Partisë Socialiste, Klotilda Ndreca, në ambientet e një lokali në pronësi të babait të saj.
Ngjarja është fiksuar nga kamerat e sigurisë të lokalit, dhe pamjet e siguruara nga BalkanWeb janë tashmë pjesë e hetimeve.
Menjëherë pas incidentit, kandidati tjetër i PS për Lezhën, Ermal Paci, ka bërë denoncim pranë Policisë së Shtetit. Si rezultat i denoncimit dhe veprimeve të shpejta të policisë, janë shpallur në kërkim dy shtetas: Xhejson Seferaj dhe Ilirjan Gjoka.
Autoritetet po punojnë për kapjen e tyre, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes vijojnë.
