Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar momentet e shoqërimit të shefit të policisë rrugore Tiranë, Roven Zeka, pas lëshimit të urdhëarrestit nga SPAK.
Nga përgjimet ka rezultuar se janë ofruar para për të mbyllur çështjen në favor të një gruaje, bashkëshorti i së cilës ka ndërhyrë për të zgjidhur çështjen, por ai ka qenë person nën përgjim dhe është zbuluar gjithçka.
Gjatë ditës së sotme, SPAK ka lëshuar urdhërarresti për shefin e qarkullimit Rrugor në Tiranë, Roven Zeka.
Urdhërarrest është lëshuar edhe për Sokol Novakun, Shef i sektorit për aksidentet.
Mësohet se urdhërarrest është lëshuar edhe për Oficerin e Policisë Gjyqësore, Edison Tabaku.
Ky i fundit është prangosur një ditë më parë. Të tre të arrestuarit dyshohen për korrupsion.
(BalkanWeb)
