BalkanWeb siguron pamjet e momentit të atentatit ku u ekzekutua 29-vjeçari Ermir Dedja në Durrës, mbrëmjen e kaluar.

Në video duket automjeti i bardhë i autorëve, një makinë tip “Cupra Formentor” teksa ndjek viktimën. I riu ishte duke ecur në trotuar në momentin e ngjarjes.

Disa sekonda pasi makina e vrasësve zhduket nga pamjet filmike të kamerave të sigurisë, dëgjohet një e shtënë arme zjarri. Ndërsa kalimtarët vrapojnë të alarmuar.

Disa orë pas atentatit, automjeti i autorëve u gjet i djegur pranë fshatit Gërdec.

I riu ishte me origjinë nga Shijaku, por jetonte në Durrës. Ai kishte jetuar kohët e fundit në Gjermani, ku dyshohet se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale.

Gjithashtu, viktima ishte i njohur për autoritetet dhe ishte i skeduar për përfshirje në trafik droge dhe vepra të tjera penale.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb