Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e sotme në fshatin Pirg të Maliqit. Siç bën me dije policia, një sherr me thika mes dy të miturve, i ka marrë jetën një 14-vjeçari.

Ngjarja ndodhi në një lokal në fshatin Pirg. Erald Xhejo, 14 vjeç si pasojë e plagëve të marra nga sherri me thika, ka ndërruar jetë në spital.

Sakaq, 14-vjeçari tjetër, Enedio Guri, autori i dyshuar, mori ndihmën mjekësore në spital nën mbikqyrjen e policies dhe më pas është shoqëruar me furgon.

Autori është lënduar nga konflikti fizik dhe jo nga mjeti prerës. Sipas policisë, të dy adoleshentët ishin takuar në lokal për t’u sqaruar, por debati ka përfunduar në sherr dhe njëri prej adoleshentëve ka goditur me thikë bashkëmoshatarin. Viktima është nga fshati Zvirina, ndërsa autori nga Leminoti.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb