Pavarësisht përpjekjeve ndër vite për të rifituar dashurinë e publikut dhe për të rikthyer reputacionin e tij, Chris Brown duket se nuk mund t’i shpëtojë impulsivitetit të tij provokues.
Në një koncert të fundit, këngëtari ka marrë në skenë një grua, e cila ishte e emocionuar që ai zgjidhi atë të kërcente për të, dhe donte të kapte momentin në celularin e saj. Lëvizja e saj për të nxjerrë celularin dhe për të bërë një video ndërsa Brown i këndonte dhe kërcente ekskluzivisht për të, irritoi këngëtarin.
Në fillim, Brown shihet duke marrë butësisht telefonin nga duart e saj dhe duke e lënë mënjanë. Madje ai filloi t’i bënte një kërcim sensual në prehër, por ajo e kapi sërish për të vazhduar xhirimet.
Chris Brown brought a fan on stage and she stayed on her phone… so he tossed it in the crowd 👀😂 pic.twitter.com/pvlrHDKUCD
— Daily Loud (@DailyLoud) March 3, 2023
Brown duket pak sekonda me vonë ia kapi telefonin nga duart dhe e hodhi në turmë. Gruaja dukshëm e mërzitur më pas hodhi duart në ajër përpara se dritat e skenës të errësoheshin dhe takimi i sikletshëm të merrte fund. Një pjesëtar i publikut e regjistroi incidentin dhe klipi u bë viral në rrjetet sociale.