ITALI – Moti i keq ka paralizuar veriun e Italisë me shira të rrëmbyeshëm, që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në disa zona.

Rajonet më të prekura nga moti i keq janë Liguria dhe Piemonte, por rreziku mbetet i lartë edhe në Toskanë e Lombardi. Autoritetet e emergjencave civile në Liguria kanë vendosur nivelin 12 të alarmit, shkalla maksimale sa i përket katastrofave natyrore.

Ndërsa në provincën e Cuneo-s, lumi është në prag të daljes nga shtrati, duke rikther frikën e përmbytjeve të 5 dhe 6 nëntorit të 1994-ës, ku lumi Po, Tanaro dhe degët e tyre dolën nga shtrati duke shkaktuar përmbytje të mëdha në zonat e Cuneo-s dhe Asti-it.

Kryebashkiaku i qytezës paralajmëroi njerëzit të qëndrojnë brenda dhe bëri thirrje për ndihmë nga qeveria. Urat, shkollat, fabrikat dhe linjat hekurudhore janë të mbyllura.

(er.cu/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb