Moti i keq ka përfshirë Greqinë. Vendi është goditur nga shira të rrëmbyeshëm, reshje shiu e breshër.

Autoritetet paralajmërojnë se situata mund të përkeqësohet në orët në vijim, ndërsa një aktivitet intensiv i rrufeve është regjistruar në Atikë .

Gjithashtu është bërë apel që qytetarët të tregojnë kujdes dhe të shmangin lëvizjet në zonat e prekura nga moti i keq.

Një stuhi e fortë ndodhi edhe në pjesët malore të Ksanthit, konkretisht në fshatin Sydini.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb