Vetëm disa ndeshje i kanë mjaftuar Ernest Muçit për të realizuar golin e parë me Besiktas. Në transfertën e Istanbulspor, lojtari shqiptar ka “tundur rrjetën” në pjesën e dytë.

Pas një aksioni të rrjedhshëm, e djathta tokazi e Muçit përfundoi pas shpinës së portierit. Trajneri i Besiktas, Fernando Santos ka mjaft besim te djaloshi kuqezi , teksa ka preferuar ta aktivizojë titullarë që në sfidat e para.

Sulmuesi u transferua në merkaton e dimrit nga ekipi i Legias së Varshavë. Ky operacion i kushtoi arkave të klubit turk 10 milionë euro, sakaq 1 milion euro fitoi edhe klubi i Tiranës, për shkak të zotërimit të 10% të kartonit të Muçit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: