Ernest Muçi në formë. Sulmuesi i kombëtares ka shënuar sërish gol me Trabzonspor, këtë herë ndaj skuadrës që zotëron kartonin e tij, Besiktas. Në minutën e 25-të, Muçi me një të djathtë fantastike, çoi topin në fundin e rrjetës.

Muçi, deri më tani, numëron 6 gola, në 12 ndeshje të luajtura. Pas një nisje jo të mirë të eksperiencës së tij te Trabzonspor, ai më në fund po gjen veten te skuadra e re.

Trabzonspor po merr në konsideratë blerjen e kartonit të Muçit dhe në vijim mund të nisë bisedimet me Besiktas.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb