Ernest Muçi është një titullar i padiskutueshëm te Legia e Varshavës, teksa mbrëmjen e sotme, u bë protagonist me një asist spektakolar në triumfin 3-1 që skuadra e tij regjistroi ndaj kryesuesve të Rakov, në duelin e vlefshëm për javën e 26-të të kampionatit polak.

Në minutën e 15-të, Muçi dhuroi një harkim fenomenal për Pekhart, i cili goditi saktë me kokë duke zhbllokuar sfidën. Me këtë triumf të arritur, Legia rihapi kampionatin duke ngushtuar diferencën me kryesuesit në 6 pikë.

Ky ishte asisti i gjashtë në kampionat për Muçin, që gjithashtu ka realizuar edhe 3 gola. Minuta në këtë duel pati edhe për Celhakën, që u fut në fushë në minutën e 83-të, duke zënë vendin e Kapustkas.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb