Ernest Muçi nuk e ka ndërmend të ndalet. Sulmuesi kuqezi ka realizuar golin e radhës me Trabzonspor, këtë herë në sfidën ndaj Fenerbahces. Kanë mjaftuar gjashtë minuta lojë për Muçin, për të dërguar me plot klas topin në rrjetë.

24-vjeçari numëron tani 10 gola me Trabzonspor në kampionat. Trabzon, me këtë formë të lojtarit kuqezi, me siguri do të ushtrojë të drejtën për të blerë kartonin e futbollistit nga Besiktas.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb