Ernest Muçi protagonist me Trabzonspor. Sulmuesi i kombëtares ka realizuar eurogol, në ndeshjen e kampionatit turk ndaj Kocaelispor.
Në minutën e 90-të, Muçi, me një të djathtë të bukur, ia doli që të dërgojë topin në rrjetë. Në 14 ndeshje, ai ka realizuar 8 gola, ndërsa ka dhuruar edhe një asist. Kujtojmë që Muçi është i huzuar nga Besiktas.
