Trabzonspor fitoi 1-0 ndaj Rizespor, në ndeshjen e kampionatit turk.Protagonist te Trabzon ishte edhe sulmuesi i kombëtares, Ernest Muçi.

Goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 51-të nga Onuachu, ndërsa pjesë e aksionit është edhe Muçi. Muçi “vallëzoi” mirë në zonë dhe më pas dërgoi topin te Zubkov, i cili dhuroi më pas asist për Onuachu.

Me këtë formë të lojtarit të kombëtares, Trabzonspor me siguri do të blejë përfundimisht kartonin e futbollistit nga skuadra e Besiktas.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb