Ernest Muçi në formë. Sulmuesi kuqezi ka realizuar dopietë me Trabzonspor, në ndeshjen e luajtur ndaj Goztepe. Muçi shkon në kuotën e 5 golave me këtë skuadër, me të cilën numëron 11 ndeshje.
Kujtojmë që ai është i huazuar nga Besiktas. Trabzonspor po mendon seriozisht blerjen e kartonit të tij, duke parë që ka filluar të përshtatet në këtë ekip.
