Fantastik Vedat Muriqi. Sulmuesi dardan i ka dhuruar fitoren Majorkës ndaj Real Madrid, në takimin e mbyllur 2-1. Atëherë kur gjithçka po shkonte drejt barazimit, në kohën shtesë, Muriqi u shërbye mirë nga krahët dhe me të djathtën ia doli që të dërgojë topin në rrjetë.

Goli i 31-vjeçarit mbetet special, për vetë faktin se është shënuar ndaj gjigandëve madrilen, duke iu shkaktuar një humbje që mund të lejë këtë skuadër pa titull kampion. Pas sfidës, paraqitja e tij u vlerësua me notën 7.1.

Futbollisti numëron në këtë sezon 19 gola, duke konfirmuar edhe një herë sezonin pozitiv. Më mirë se ai ka bërë vetëm vetëm Mbappe, me 23 gola të shënuar. Për të, ky është sezoni i pestë me Majorkën.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb