Vedat Muriqi ka shënuar gol me Mallorcan. Sulmuesi dardan ka ndëshkuar dy herë Osasunan, në ndeshjen e La Liga.
Muriqi përfitoi në maksimum, pas një gabimi të bërë nga portieri vendas Herrera dhe çoi topin në rrjetë. Brenda pjesës së parë, ai “tundi rrjetën” sërish.
31 vjeçari ka realizuar 18 gola në total në këtë sezon, ndërsa ka dhuruar edhe një asist. Ky sezon sheh Muriqin të jetë një nga golashënuesit më të mirë të kampionatit spanjoll.
