Muriqi nuk ka ndërmend të ndalet në këtë sezon të La Liga. Sulmuesi dardan ka realizuar gol për Mallorcan, në barazimin shtëpiak 1-1 ndaj Villareal.

Në minutën e 45-të, ai shfrytëzoi në maksimum një gabim të portierit kundërshtar, duke dërguar topin në rrjetë.

Pas sfidës, paraqitja e tij u vlerësua me notën 8.5. Muriqi ka luajtur 34 ndeshje në këtë edicion dhe ka shënuar 22 gola, vetëm 2 më pak se kryegolashënuesi Mbappe.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: