Myrto Uzuni protagonist. Sulmuesi shqiptar ka realizuar sërish me Granadan në La Liga 2, në ndeshjen me Las Palmas në shtëpi. Pas golit të Melendos, ishte lojtari kuqezi që dyfishoi shifrat.
Shifrat nuk kanë nevojë për shumë koment. 31 ndeshje dhe 21 gola në kampionat, sinjal i qartë ky për edicionin fantastik që Uzuni po zhvillon.
Granada po zhvillon një sezon pozitiv, skuadra e Lopez është një nga pretendentët për t’u ngjitur në elitë. 27 vjeçari Uzuni ka luajtur më parë për skuadra si Lokomotiva e Zagrebit dhe Ferencvaros.
(BalkanWeb)
