Banorët që preken nga projekti TID që po zbatohet në Durrës, nuk kanë mbetur të kënaqur nga takimi i zhvilluar në bashki, ku i pranishëm ka qenë dhe kryeministri Edi Rama.

Përfaqësuesja e banorëve, arkitektja Entela Koja, tha se nga ana e bashkisë, kanë qenë të prerë për të mos u tërhequr nga projekti, duke u kërkuar banorëve të pranojnë opsionet e çmimeve dhe strehimit, por prishja e banesave do të bëhet.

“Kryesorja që duhet të bëjë kjo bashki dhe kjo administratë, duhet të anulojë të gjithë vendimet e IKMT në mënyrë urgjente, ose njerëzit do të jenë bashkë në cdo objekt që do të preket. Po su anuluan, asnjë fjalë që ata thanë sot ska vlerë”, tha Koja.

Disa prej banorëve që protestojnë kundër prishjes së banesave të tyre, janë shoqëruar nga policia, pasi kanë tentuar të marrin pjesë në takimin e zhvilluar në bashki.

Përfaqësuesja e shoqatës së banorëve të prekur nga projekti TID:

Në fillim të mbledhjes na u tha e qartë që ju nuk keni alternativë vetëm se të pranoni se projekti do të bëhet. Ne u thamë se nuk jemi kundër projektit përderisa kemi konstatuar gabime, a nuk jeni për rishikim të projektit.

Na u tha se nuk ka rishikim, jemi këtu për tju dhënë opsione cmimesh strehimesh dhe objektesh ku mund tju strehojmë. Të treja ju mbajtën deri në fund. Gjatë bisedës të gjithë ishin të acaruar nga fakti se ishim duke folur në mënyrë të prerë, kur filluam ti dëshmojmë objekte që kanë vlerë historike, na thanë se do ti rishikojmë.

Kryesorja që duhet të bëjë kjo bashki dhe kjo administratë, duhet të anulojë të gjithë vendimet e IKMT në mënyrë urgjente, ose njerëzit do të jenë bashkë në cdo objekt që do të preket. Po su anuluan, asnjë fjalë që ata thanë sot ska vlerë.

35 janë në dorë të parë, ato të tjerët janë 100.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb