Napoli është kualifikuar për në finalen e Superkupës së Italisë. Napoletanët triumfuan 2-0 ndaj Milanit, në ndeshjen e luajtur në Riad. Pjesa e parë u vendos nga një gol i Neres, i realizuar në minutën e 39-të.

Në pjesën e dytë, kuqezinjtë reaguan por nuk u treguan dot konkret. Ekipi i Contes dyfishoi shifrat me Hojlund, në minutën e 62-të, duke “vulosur” suksesin. Napoli do përballet në finale me fituesin e çiftit Bologna-Inter.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb