Napoli është në rrugën e mbarë për titullin kampion. Ekipi i drejtuar nga Lucciano Spalleti merr triumfin e radhës, këtë herë ndaj Udineses 3-2, skuadër kjo që i ka hapur punë mjaft ekipeve të mëdha.

Ndeshja nisi ashtu siç duhet për vendasit, pasi e panë veten në avantazh pa kaluar çerek ore lojë. Brenda pjesës së parë, napoletanët fituan qetësinë e duhur, pas golit të Zielinskit. Në fillimin e fraksionit të dytë, edhe Anguissa tund rrjetën.

Të besuarit e Sottil nuk e kishin thënë akoma fjalën e tyre, realizuan dy herë në fund me Nesterovski dhe Samardzic.

Napoli është i pari me 41 pikë, 9 pikë më shumë se Lazio. Ekipi nga Udine është në vendin e tetë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb