Napoli i është përgjigjur në mënyrën më të mirë të mundshme kritikave të fundit për lojën. Skuadra e drejtuar nga Garca triumfoi 0-4 ndaj Lecces, në transfertë.

Goli i parë erdhi nga Ostigard në minutën e 16-të, ndërsa në pjesën e dytë realizuan Osimhen, Gaetano dhe Politano. Me këtë rezultat, kampionët e Italisë renditen në vendin e 3-të me 14 pikë, sakaq gjendet e shtata me 11 pikë.

Te skuadra modeste u aktivizua edhe lojtari shqiptar, Ylber Ramadani. Ndeshja e radhës për Napolin është ndaj Fiorentinës në shtëpi. Lecce pret Sassuolon, pas pak ditësh.

 

(J.S/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: