Napoli tregon edhe një herë se është skuadër pretendente këtë sezon. Napoletanët dolën me 3 pikë nga Olimpico, pasi mundën 0-1 Romën.

Goli i vetëm i takimit do vinte nga Osimhen, në minutën e 81-të. Sulmuesi nigerian do i merrte kohën Smalling-ut, para se të lëshonte të djathtën.

Marash Kumbulla ishte në pankinë gjithë ndeshjes, nuk u preferua nga trajneri i Romës, Mourinho.

Ekipi i Spalletti kryeson kampionatin me 29 pikë, ndërsa djemtë nga Roma pozicionohen në vendin e pestë me 22 pikë.

 

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb