Napoli triumfoi 1-6 ndaj Sassuolos, duke marrë kështu 3 pikë me vlerë në një fushë si ajo e “Reggio Emilias”.  Vendasit realizuan të parët me Racic, në minutën e 17-të. Gjithsesi, gabimet fëmijore në prapavijë i kushtuan shumë Sassuolos, pasi u përmbysën që në pjesën e parë.

Rrahmani vendosi ekuilibrat, sakaq dopieta e Osimhen kompletoi përmbysjen. Në fillimin e pjesës së dytë, kampionët e Italisë vendosën në kasafortë fitoren, pas golave të Osimhen e Kvara. Futbollisti gjeorgjian “tundi rrjetën” edhe në të 75-tën.

Napoli renditet në vendin e 9-të me 40 pikë dhe kjo fitore shpresohet se do të jetë pika e kthesës, për një sezon që nuk ka shkuar si duhet. Sassuolo është në vendin e 18-të.

(VIDEO)

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: