Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shfaqur duke festuar me deputetë dhe mbështetës të tij në qytetin e Elbasanit.

Në një video të publikuar, shihet deputeti Blendi Himçi dhe simpatizantë të tjerë demokratë duke kërcyer nën tingujt e muzikës. Ndërkohë, Berisha qëndron i ulur, duke buzëqeshur dhe shijuar atmosferën e krijuar.

Festimi i demokratëve ndodhi gjatë ditës së sotme, ndërsa gjatë pasdites Berisha zhvilloi takimin me demokratët në Korçë, si pjesë e turit të tij të Foltores.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb