Kryeministri Edi Rama bën me dije se Çorovoda e Skraparit në 2021 do të ketë 24 orë ujë të pijshëm falë ujësjellësit të ri.

Rama thotë se ujësjellësi po ndërtohet nga e para pas një amortizimi të tij pasi prej viteve ’60 nuk ishte investuar më.

Ai thotë se tashmë çorovoda, çerenishti dhe Sharova në 2021 do të kenë 24 orë ujë të pijshëm.

STATUSI NGA EDI RAMA
?KANTIERI I UJËSJELLËSIT të Çorovodës ku po ndërtohet nga e para rrjeti i furnizimit me ujë të pijshëm të qytetit dhe fshatrave përreth, do të mundësojë 24 ORË UJË të pijshëm sipas standardeve në 2021-shin.

Ndërtuar qysh në vitet ‘60 dhe amortizuar në dekada të tëra pa asnjë investim, ky rrjet mbulon furnizimi me ujë të banorëve të Çorovodës, Çerenishtit dhe Sharovës?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb