Analisti dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Edvin Kulluri tha se sistemet kundërajrore iraniane dështuan të parandalonin sulmin ushtarak nga SHBA dhe Izraeli të shtunën në mëngjes.

Me ironi, Kulluri tha se mbrojtja ajrore e Iranit, e blerë në Kinë mund të jetë porositur tek Temu.

Ai tha se Irani nuk ka rrëzuar asnjë avion luftarak amerikan apo izraelit, ndërsa sqaroi se rrëzimi i tre bombarduesve në Kuvajt u bë gabimisht nga sistemi i mbrojtjes ajrore të këtij vendi.

Edvin Kulluri: Një fake neës që doli sot ishte se Irani kishte rrëzuar 3 avionë në Kuvajt. Në fakt ishte mbrojtja kundërajrore amerikane e blerë nga Kuvajti. Irani nuk ka rrëzuar asnjë avion. Dyshoj se sistemet antiraketore që ata kanë blerë nga Kina nuk funksionoi as në Venezuelë dhe as në Iran. Po dyshohet tani se mund t’i kenë blerë në Temu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb