Vllaznia u përfshi në një revolucion të vërtetë fill pas përfundimit të sezonit ku ndryshuan të gjithë hierarkitë brenda klubit me ardhjen e sponsorit të ri. Në Shkodër dëshirojnë të rikthejnë Vllazninë e madhe por nuk është ende koha për të vendosur objektiva konkret. Drejtori i ri i klubit, Matko Djarmati në një prononcim nga Korça aty ku po zhvillojnë fazën përgatitore u shpreh se objektivi kryesorë për momentin është ndërtimi i një ekipi solid, për këtë është optimist, ndërsa është herët të flasin për trofe:
Në të njëjtën linjë me drejtorin sportiv është edhe trajneri Brdariç, e rëndësishme për momentin është të ndërtojnë një ekip të vërtetë dhe të gjithë të punojnë për këtë projekt të ri. Në dispozicion të trajnerit Brdaric aktualisht janë 23 lojtarë ndërsa klubi ka planifikuar gjatë fazës përgatitore edhe dy takime miqësore përpara rifillimit të sezonit.
(BalkanWeb)
