Deputeti i PD, Klevis Balliu, i ka cilësuar lëvizjet në qeveri nga Rama, të kryera në bashkëpunim me Ballukun dhe Agasin.

Sipas tij, kjo vërtetohet nga hyrjet e reja që janë ish drejtorët e Ballukut dhe individë të përfshirë në skandalet e Agasit.

“Këto janë lojëra të Ramës që zgjidhin hallet e tij dhe jo të Shqipërisë.

Problemet në vendin tonë zgjidhen me dorëheqjen e Ramës dhe hapjen e rrugës për qeveri teknike për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ndaj të shtunën në orën 18:00 në protestë kundër narkoshtetit dhe lojërave të tyre”, tha Balliu.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb