ELBASAN- Jo vetëm tifozë të Kombëtares shqiptare në stadiumin Elbasan Arena. Ndeshja e sotme Shqipëri-Izrael është përdorur edhe për një mesazh politik.

Të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike kanë shpalosur një banderolë mbi flamurin kuq e zi me një mesazh për kryeministrin Edi Rama. “Rama ik!”, shkruhej në banderolën që ka mbuluar stadiumin e Elbasan Arena.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb