KAVAJE

Në kuadër të forcimit të masave kundër përhapjes së koronavirusit në Kavajë prej 4 ditësh vazhdon procesi i dezinfektimit të rrugëve, ambienteve publike, intitucioneve shtetërore dhe objekteve të kulteve fetare në qytet dhe Njësitë Administrative.

Punonjësit e Bashkisë vazhdojnë me dezinfektimin teksa në qytet janë mbyllur lokalet dhe restorantet si dhe është pezulluar transporti publik.

Në videon e siguruar për “BalkanWeb” shihen se si stafi kryen këtë proces në institucione, ambiente dhe orare të ndryshme, edhe natën.

Kujtojmë se në Kavajë deri më tani nuk ka asnjë rast të prekur nga koronavirusi, ndërsa janë testuar 2 pacientë, të cilët kanë rezultuar negativë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: