Izmir Sakica dhe Samurel Troshani janë vetëdorëzuar ditën e sotme në Policinë e Shkodrës.

Raportohet se Troshani dhe Sakica janë vetëdorëzuar për rastin e dhunimit së shtetasit Vladimir Bruçi në lagjen Rus në Shkodër.

Sakica dhe Troshani janë po ashtu të dyshuar për përfshirjen e tyre në atentatin që ndodhi më 30 tetor 2024 në rrugën ‘Shkodër – Koplik’, ku u qëllua me breshëri automatiku drejt automjetit të Hamza Licit dhe Arlind Bushatit.

Sakica dhe Troshani janë shoqëruar pranë autoriteteve në prani të avokatit mbrojtës, Sokol Tahiraj.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb