Atmosfera ka arritur kulmin në prag të finales së madhe të UEFA Champions League mes Paris Saint-Germain dhe Arsenal, që do të zhvillohet në Puskás Aréna. Mijëra tifozë të PSG-së kanë dalë në rrugë, ku shihen duke kënduar, ndërsa spikasin flamujt dhe koreografitë mbresëlënëse. Në qendrat e qyteteve ku ndodhen tifozët parizienë, entuziazmi është i jashtëzakonshëm.

Mbështetësit e klubit francez shprehen të bindur se skuadra e drejtuar nga Luis Enrique ka gjithçka që duhet për të mbrojtur titullin evropian dhe për të shkruar sërish historinë.

Edhe në Budapest, ku do të luhet finalja, rrugët janë mbushur me tifozë të ardhur nga Franca dhe vende të ndryshme të botës. Takimi luhet në një orar të pazakontë, në orën 18.00.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by News24 Albania (@news24al)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb