Këtë të dielë u luajtën disa nga ndeshjet e Premier League. Newcastle triumfoi 2-0 ndaj Chelseat, në një sfidë emocionuese.

Tonali realizoi shpejt për “qymyrxhinjtë”. Takimi u komplikua për Blutë e Londrës në minutën e 35-të, pas daljes me karton të kuq të Jackson. Goli i Guimares i siguroi 3 pikët Newcastle, që pozicionohen në vendin e 3-të me 66 pikë.

Komplikohet objektivi Champions për Chelsea që është në vendin e pestë me 63 pikë.

Në sfidat e tjera, Leicester befasoi Nottingham duke barazuar 2-2. Liverpool-Arsenal përfundoi 2-2.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb