Policia e Shtetit vijon të mbajë të rrethuar ambientet e News24. Dhjetëra uniforma prej 2 orësh mbajnë të bllokuar hyrjet për në redaksi, siç duket edhe nga pamjet.
Për më tepër, policia ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, duke paralizuar aktivitetin normal të medias dhe duke penguar në mënyrë flagrante ushtrimin e lirë të punës së gazetarëve.
Ky veprim rikthen edhe njëherë momentet kritike për lirinë e shtypit në vend.
(BalkanWeb)
