TIRANË- “News24” ka ndjekur hap pas hapi marshimin e qytetarëve në Tiranë. Që në nisje të protestës së paralajmëruar, “News24” ka transmetuar live, vijimësinë e protestës, duke pasqyruar të gjitha zhvillimet. Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Një marshim kilometrik, me një numër të lartë protestuesish, me mijëra që janë të vendosur për të vijuar protestat deri në dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.
Me thirrjet “Revolucion”, Shqipëri e Re, Edi Rama dorëhiqu, qytetarët vijojnë marshimin e tyre. Kjo protestë ka bërë të rinj e të reja, të moshuar, prindër me fëmijë, kanë dalë në shesh, në rrugët e Tiranës, drejtues të automjeteve, të cilët përshëndesin protestën…mbështesin këtë protestë.
