Orët e para të mëngjesit të sotëm janë pritur me padurim nga Neymar i cili ka organizuar një festë në Paris për 26-vjetorin ku të ftuar kanë qenë familja e tij, e fejuara Bruna Marquezine dhe shokët e skuadrës të PSG-së, duke përfshirë edhe Cavani-n. Muzikë, karioke dhe kërcime të shfrenuar në prani të legjendave të së kaluarës si Ronaldo dhe shoku i tij te kombëtarja e Brazilit, Gabriel Jesus.
Deri këtu asgjë për t’u habitur pasi futbollistët dhe sidomos brazilianët i kanë të theksuara të tillë festa.
Ajo që ka bërë përshtypje është urimi i Barcelonës në rubrikën “golat e mëngjesit” që publikohet në Tëitter. Klubi katalanas i ka bërë urimet yllit të PSG-së me një video ku shfaqen disa prej momenteve më të mirë të lojtarit në ndeshjen e luajtur mes Barçës dhe Elche-s, kur “O’Ney” ishte akoma një lojtar “blaugrana”. Një mesazh pajtimi, që ka shumë mundësi të vlerësohet nga futbollisti i cili ka kërkuar një dëmshpërblim prej 30 milionë eurosh nga ish-skuadra e tij.
G⚽️AL MORNING!!!
? Happy Birthday, @neymarjr! pic.twitter.com/pW9xoGFOwT— FC Barcelona (@FCBarcelona) February 5, 2018
(e.k/BalkanWeb)
