Mijëra demonstrues protestuan mbrëmë në Izrael dhe kërkuan një marrëveshje për lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi, si dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Në Tel Aviv, protestuesit mbanin slogane të tilla si “ai që i braktisi duhet t’i kthejë ata”, ndërsa sulmonin kryeministrin Benjamin Netanyahu. Këtë të fundit e fajësojnë shumë izraelitë për sulmin e paprecedentë nga Hamasi më 7 tetor ku mbetën të vrarë rreth 1200 njerëz.

Turmat demonstruan gjithashtu në Haifa, Beer Sheva dhe jashtë rezidencës së Netanyahut në Cezare. Ndërkohë, familjarët akuzuan qeverinë Netanyahu se nuk ka bërë sa duhet për të arritur një marrëveshje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: