Gazetari Igli Çelmeta ka siguruar për News24 pamjet që dokumentojnë momentet e fundit përpara rrëmbimit të 23-vjeçarit Renis Dobra.

Në video shihet një automjet “Hyundai” i bardhë duke ndjekur nga pas të riun, vetëm pak metra larg banesës së tij.

Dy autorët e arrestuar për këtë ngjarje të rëndë, Petrit Çakrri alias Hoxhaj dhe Fatjon Bushgjoka, rezulton se kanë përdorur dy makina gjatë kryerjes së krimit.

Pamjet tregojnë qartë dy momente kyçe: fillimisht ndjekjen nga pas të viktimës dhe më pas kthimin e autorëve në të njëjtën rrugë, pas rrëmbimit të tij.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb