Argjentina triumfoi 0-2 ndaj Indonezisë, në ndeshjen miqësore të luajtur në Stadion Utama Gelora Bung Karno (Jakarta). Nga një gol për secilën pjesën për kombëtaren Albiceleste, e cila vazhdon të tregojë formën e mirë. Paredes realizoi i parë në minutën e 38-të, pas një asisti të Palacios. 10 minuta nga fillimi i pjesës së dytë, Romero dyfishoi shifrat.

Në këtë sfidë, trajneri Lionel i kampionëve të botës, Scaloni preferoi të bënte një rotacion, teksa aktivizoi shumë lojtarë që nuk kanë patur minuta në këmbë. Ndeshja e radhës për Argjentinën është në shtator ndaj Ekuadorit, takim ky që nis fushatën eliminatore të Kupës së Botës 2026.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: