FIER- Një tjetër protestë në vend. Pas kuksianëve kundër taksës së “Rrugës së Kombit” në protestë kanë dalë edhe naftëtarët e ish-KPTHN-së në Ballsh. Që prej orës 10 të ditës së sotme, ata janë mbledhur para portës së uzinës ku qëndronin gjithashtu forca të shumta policie private dhe të shtetit.

protesta Ballsh 2

Ata kanë kërkuar të hynin brenda uzinës dhe pasi nuk janë lejuar nga policia kanë shpërthyer portën kryesore. Ata kanë shkuar para administratës dhe kanë kërkuar punë, pagën dhe zbatimin e kontratës.

Prej disa muajsh punonjësit e kësaj uzine kanë protestuar jo vetëm në Ballsh por edhe në Fier dhe në Tiranë, duke e marrë dhe rrugën më këmbë.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga “BalkanWeb” naftëtarët arritën të shpërthejnë portën e madhe të uzinës dhe janë futur brenda saj, pas një përplasje me forcat e policisë që tentuan t’i ndalojnë. Naftëtarët kërkuan që të futen në uzinë dhe të nisin punën të bllokuar disa muaj më parë. Ata thonë se vetëm 150 prej tyre lejohen që të futen brenda uzinës dhe të punojnë, duke e quajtur këtë vendim selektiv dhe në shkelje të kodit të punës. Po ashtu naftëtarët kërkuan pagat e prapambetura dhe statusin e naftëtari.t Protesta mbështetet nga Sindikata e Naftëtarëve dhe Federata e Sindikatave të Industrisë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb